Video
Big Mama rrëfen si e ka marrë emrin, kjo është historia e trishtë që fshihet pas nofkës
Big Mama rrëfen si e ka marrë emrin, kjo është historia e trishtë që fshihet pas nofkësF. Tenolli
Thashetheme
Energjike dhe ekstravagante, padyshim që këngëtarja Big Mama është një nga personazhet më të pëlqyera të publikut shqiptar për karakterin e saj.
Gjithnjë shumë e qeshur dhe plot me batuta në bisedat e saj këngëtarja vodhi shpejt zemrën e publikut duke numëruar shumë ndjekës.
Ajo quhet Besiana ndërkohë që “Big Mama” është nofka e artit, të cilën ajo e ka shpjeguar si e ka marrë, megjithëse shumë pak prej nesh e dinim.
Këngëtarja e njohur rrëfeu historinë e trishtë këtë pasdite në emisionin “Rudina”, nofkën që e mori e të gjithë kujtuam se ishte e lidhur me peshën e saj.
Besiana u shpreh se:
Big Mama ma ka lënë shoku im i ngushtë i ndjerë. Unë isha 17-vjeçare, ai 18-vjeç. Lirakut i kam kushtuar edhe një këngë. Kur dola për herë të parë në skenë me emrin e vërtetë, Besiana, nuk pati ndonjë impakt të madh. Ndërsa një vit më vonë, pas ndarjes së tij nga jeta (në atë kohë ishte Nota Fest), viti 2004, impakti ishte i jashtëzakonshëm. Vendosa të dal me këtë emër në kujtim të tij dhe në këtë mënyrë do ta kujtoj gjithmonë.
JOQ.al