Video
Bjordi “parandjeu” vdekjen e Adelajdës, biseda e trishtë e dy të rinjve kur ishin të lidhur
Bjordi “parandjeu” vdekjen e Adelajdës, biseda e trishtë e dy të rinjve kur ishin të lidhurF. Gjoni
Thashetheme
Vdekja e gazetares Adelajda Xhamanit në moshën 31-vjeçare, ku si shkak dyshohet një arrest kardiak, i tronditi të gjithë.
Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur të cilët i kanë dedikuar një shkrim të fundit, e në mesin e tyre ishte edhe ish-i dashuri i saj, Bjordi Mezini.
Adela dhe Bjordi u bënë të njohur për publikun disa vite më parë kur morën pjesë në “Big Brother 2”, ku u dashuruan dhe qëndruan të lidhur për disa vite. Ata janë komentuar gjithnjë për dashurinë e madhe që kishin mes tyre, edhe pse lidhja nuk përfundoi me një fund të lumtur, pasi ata u ndanë.
Një video e cila po qarkullon sëfundmi në rrjetet sociale, ka kapur momentin kur Adela dhe Bjordi ishin në “Big Brother”, teksa qëndrojnë të shtrirë dhe bisedojnë me njëri-tjetrin duke shkëmbyer puthje e duke folur për dashurinë që ndienin.
Gjatë bisedës Bjordi dëgjohet teksa i thotë:
Efektivisht, nëqoftëse do të shikosh rastet e tjera, historike, gjithë këto që po jetojmë ne, vdiqën. Romeo dhe Zhuljeta”.
Ndërsa Adela duke qeshur i thotë:
Çfarë do thuash me këtë ti që edhe ne do të vdesim?!”.
(Bisedën e gjeni në minutën 5:00)
JOQ.al