Video
Blen pesticide në farmacinë bujqësore, qytetari shashtiset nga ajo që zbulon në të
Blen pesticide në farmacinë bujqësore, qytetari shashtiset nga ajo që zbulon në tëS. Bardhi
Vec-e-jona
Nëse do gjejmë ndonjëherë në Shqipëri një produkt brenda të gjitha standardeve dhe normave të parashikuara sa i takon mbrojtjes së konsumatorit, atëherë kjo është vërtet për t’u habitur.
E kundërta do ndodhte në çdo vend tjetër të botës, ku një produkt qoftë ushqimor ose jo të kishte probleme me datën, ambalazhin, përkthimin apo përmbajtjen do ishte çudia më e madhe.
Një qytetar ka shkruar pranë JOQ.al duke denoncuar një rast flagrant të manipulimit të produkteve nga ambalazhi. Në paketimin e një kafeje shitet një produkt pesticid.
Qytetari thotë:
Përshëndetje JOQ! Shikoni ça mashtrimi bëhet me pesticidet. Këto janë produkte bujqësore që përdoren për spërkatje dhe shiten në farmacinë bujqësore të fshatit Pajovë të Peqinit. A ka siguri kur zbulon këtë mashtrim?!”
JOQ.al