Video
Blendi Fevziu zbulon sondazhet: Skandalet e fundit kanë dëmtuar qeverinë, por edhe…
Blendi Fevziu zbulon sondazhet: Skandalet e fundit kanë dëmtuar qeverinë, por edhe…L. Çela
Lajme
Gazetari i njohur Blendi Fevziu sot tha se qeveria shqiptare nuk ka më të njëjtën mbështetje (apo simpati) të popullit.
Për këtë e kanë fajin ngjarjet e fundit në lidhje me ish-Ministrin Saimir Tahiri.
I ftuar në emsionin “360 gradë” të Artur Zhejit, Fevziu iu referua sondazheve të kryera në javët që lamë pas, në valën e skandaleve të publikuara në medie.
Ja si u shpreh gazetari:
Ka disa sondazhe, të cilat tregojnë se ngjarjet e fundit të lidhura me Tahirin, Habilajt, atë në Elbasan dhe përgjimet e përfolura kanë ulur ndjeshëm mbështetjen ndaj qeverisë. Ka pasur një ekuilibër elektoral në vend, të paktën sipas sondazheve. Një pjesë e partive politike, por edhe institucioneve ose strukturave të pavarura, kanë marrë një goditje në opinionin publik”.
JOQ.al