Video
Boksieret ndeshen sy më sy, gjithçka del jashtë kontrollit kur suedezja puth në buzë kundërshtaren
Boksieret ndeshen sy më sy, gjithçka del jashtë kontrollit kur suedezja puth në buzë kundërshtarenS. Bardhi
Sport
Armikun duaje dhe mbaje me afër se mikun, ndoshta kjo fjali mund ta përshkruajë më së miri veprimin e boksieres Mikaela Lauren.
Suedezja bashkë me rivalen e saj, Cecilia Braekhus, ishin në konferencë për shtyp para ndeshjes, por të pranishmit kanë parë një veprim që askush se kishte menduar.
Ndërkohë që dy rivalet po shihnin njëra-tjetrën në sy, një mini-duel që e njeh bota e boksit, Lauren puth në buzë Cecilian. Më saktë i rrëmben një të puthur.
Cecilia reagoi edhe më shpejt duke i dhënë një shuplakë kundërshtares së saj, por që siç duket ishte më shumë një verpim instiktiv se sa një inat.
Mikaela Lauren do ta sfidojë kundërshtaren Braekhus për titujt WBA, WBC, IBF dhe WBO.
JOQ.al