Video
“Bomba” e Monikës: Ja pse çdo ministri e Ramës ka 4 zv.ministra
"Bomba" e Monikës: Ja pse çdo ministri e Ramës ka 4 zv.ministraA. Shehaj
Lajme
Mbrëmjen e djeshme dy partitë e mëdha në opozitës, LSI dhe PD treguan se po nisin dalë-ngadalë të bashkëpunojnë për një qëllimtë përbashkët: Rrëzimin e Ramës nga pushteti.
Sipas PD e LSI-, është pikërisht Rama fajtori i kanabizimit dhe masakrave që po ndodhin në vend.
Kryemadhi foli ashpër kundër ish-bashkëqeverisësit, ndërsa nuk nguroi edhe ta cilësonte atë si kreun e mafias në Shqipëri.
Në "Opinion", kryetarja e LSI-së u shpreh:
Klanet mafioze janë të shtrira në qeverinë shqiptare dhe çdo ministër i qeverisë Rama përfaqëson një klan mafioz dhe çdo zv/ministër në çdo ministri përfaqëson një klan të tillë. Të gjitha ministritë janë me nga katër ministra dhe secili prej tyre është përfaqësues i një klani mafioz".
Më herët gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se LSI i pranon gabimet e saj që ka bërë gjatë qeverisjes me Edi Ramën, pasi nëse kjo forcë politike nuk do t’i kishte bërë këto gabime, sot, Edi Rama nuk do ishte kryeministër.
JOQ.al