Video
Breshëri paralizon Llogoranë, vështirësi kalimi pranë “Pishës Flamur”
Breshëri paralizon Llogoranë, vështirësi kalimi pranë “Pishës Flamur”A. Shehaj
Lajme
Moti i paqëndrueshëm dhe me reshje i ditës së sotme ka sjellë bllokimin e një pjese rruge në zonën e Llogorasë, ku mësohet se qarkullimi i mjeteve funksionon me vështirësi.
Konkretisht, në vendin e quajtur ''Pisha Flamur'', prej reshjeve të dendura të breshërit është krijuar një shtrese, e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në akset më problematike me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve.
Njoftohen të gjithë udhëtarët, të cilët kanë itinerar të kalojnë në aksin rrugor të Llogorasë, të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe lëvizjes së tyre me mjet.
JOQ.al