Video
Britanikët si gjirokastritët, realizojnë shpikjen “e shekullit” për tualetet
Britanikët si gjirokastritët, realizojnë shpikjen "e shekullit" për tualetetS. Bardhi
Thashetheme
E keni menduar ndonjëherë se si mund të kursehen hapësirat e tualeteve në mënyrë të zgjuar? Padyshim, kjo do ju vlente shumë nëse keni një biznes tuajin.
E përditshmja britanike “Mirror” i ka kushtuar një artikull të tërë një zbulimi në një pijetore në rrugët e Londrës, ku shkarkuesja e tualetit mban mbi të edhe lavaman.
Është një përdorim tepër i efektshëm i hapësirave të ngushta dhe që kanë përdorim të përditshëm dhe të dendur.
“The Boozer” është pijetorja e sapo hapur në Islington të Londrës, e cila kishte dy tualete të vogla në katin e parë dhe shumë të privuara nga mungesa e hapësirës dhe mundësitë e pakta për të manovruar.
Banjot nuk kishin lavamanë për duart, kështu që pronarët e lokalit morën disa ide nga inxhinieria inovative.
Hidraulik i emergjencës Martin shpjegon shkurtimisht:
Ky projekt, ku lavamani qëndron mbi shkarkuesen do bëhet më i popullarizuari, ky është projektuar në Australi dhe ka 10 vite që testohet.
Depozita nën lavamanin e ujit është e mbushur me rubinetin që përdorni për të larë duart dhe është ideale për zona të ngushta.
Rubineti bazohet vetëm në ujë të ftohtë dhe ka një tub që po ashtu e lidh me bashkimin e ujërave të zeza me atë të lavamanit për shkarkim.”
A nuk është një ide fantastike?! Ne mendojmë që po, të paktën është shumë eficente për kursimin e hapësirave dhe plotësimin e kushteve të nevojshme për një tualet. dhe sa për batutë, ai hidrauliku nuk është gjirokastrite./Përshtati JOQ.al
JOQ.al