Video
Brohoritje dhe mbështje nga turma sapo doli nga seanca, ja çfarë deklaroi Tahiri para gazetarëve
Brohoritje dhe mbështje nga turma sapo doli nga seanca, ja çfarë deklaroi Tahiri para gazetarëveF. Tenolli
Lajme
Sot ka përfunduar seanca e parë e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, e cila është shtyrë për nesër paradite në orën 10:00 nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Avokati i Saimir Tahirit, Artan Hajdari ka kërkuar 3 ditë kohë për mbrojtjen dhe afati i fundit i është vendosur ditën e nesërme.
Në mbledhje ka patur debate dhe tensione midis deputetit të PD Enkelejd Alibeaj dhe Ruçit, pasi ky i fundit ka deklaruar se Këshillit i duhet kohë në raport me seancën e Kuvendit.
Ai ka shtuar se me rregullore Këshilli ka kohë 4 javë.
Pas përfundimit të seancës Saimir Tahiri është shprehur se:
Unë besoj se jeni të gjithë të qartë dhe dëgjuat edhe vetë me veshët tuaj historinë që unë e quaj estradë, por le të presim deri në momentin e fundit kurdo qoftë, pa lënë asnjë hall dhe asnjë shteg për të bërë drejtësi deri në fund. Nuk keni parë gjë akoma ju thashë, ju duk si mënyrë e mirë për të bërë çdo lloj historie, por po jua them prapë: Bëni durim siç po bëj unë durim, më besoni unë barrën e kam shumë më të madhe se ju, por bëni durim se e vërteta do dali në dritë dhe nuk do vonojë shumë dhe nuk do lë rast pa i shkuar pas për të zbardhur të vërtetën.Do jemi të kënaqur kur e vërteta të dalë në sytë e shqiptarëve për gjithçka që ka ndodhur.
JOQ.al