Video
Buxheti 2018 vë në sherr Xhafaj e Salinjanin, demokrati: E rrisni se keni paratë e drogës
Buxheti 2018 vë në sherr Xhafaj e Salinjanin, demokrati: E rrisni se keni paratë e drogësS. Shtjefni
Lajme
Komisioni Parlamentar i Sigurisë është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar buxhetin e Ministrisë së Brendshme për vitin 2018.
Ministri i Brendshëm në fjalën e tij tha se buxheti i këtij viti ka një rritje me 8.4% krahasuar me 2017.
Ai shtoi se të gjitha investimet do të të përqëndrohen në policinë rritje buxheti me 103%, garda dyfishim,DPCB dyfish buxhet.
Ai tha se nuk mund ti bëjë publike por do të blehen paisje të reja sekrete si dhe paisje për policinë kriminale dhe atë shkencore.
Xhafaj tha:
Shumë shpejt ata do ta bëjnë publike këtë mbështetje ndaj nesh. Buxhet në luftën ndaj drogës: Pajisje sekrete që nuk i përmend dot. Pajisje për policinë kriminale e shkencore. Do të shtojmë serverat. Do të blejmë motorë lundrues për drejtoritë kufitare bregdetare"
I shpejtë ka qënë reagimi i deputetit demokrat, Ervin Salianji, i cili e ka pyetur ministirin nësë të gjitha këto masa që po marrin dhe kjo rritje e buxhetit erdhi si rezultat i "shërbimeve që shteti ka bërë në funksion të drogës"?! Ai pyeti ministrin nëse do të përfitojnë policët rritje page nga kjo rritje buxheti?
Replikat midis Xhafaj dhe Salianjit
Xhafaj tha:
63 mln lekë do të përdoren për blerje. 80% e këtij fondi për pajisje përgjimi. 20% për zyra.
Ervin Salianji replikoi:
A ju rrit buxheti ngaqë gjendja është shumë e rëndë, krim, kanabis, drogë dhe shteti në funksion të drogës? A ka rritje pagash për policët? Vetëm Saimir Tahiri fitonte 5 mln euro në muaj. SHCBA nuk ka cuar përpara ligjit asnjë drejtues të lartë në burg si i implikuar në trafikun e droges.
JOQ.al