Connect with us

Çani kundër Lu: S’ka peshq të mëdhenj, është teatër dhe amerikanët po tallen me popullin tonë

Video

Çani kundër Lu: S’ka peshq të mëdhenj, është teatër dhe amerikanët po tallen me popullin tonë

Çani kundër Lu: S'ka peshq të mëdhenj, është teatër dhe amerikanët po tallen me popullin tonëA. Shehaj

Lajme

Gazetari Arjan Çani i ka cilësuar si teatër dhe përralla deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe reformimin në Shqipëri.

I ftuar në studion e Eni Vasilit, Çani foli pa dorashka dhe tha troç se cilët mendon se janë 4 peshqit e mëdhenj që mund të vihen pas hekurave deri në janar ose shkurt. Sipas tij, nëse ata 4 emra nuk përfundojnë në pranga, atëherë nuk ka peshq të mëdhenj dhe po flitet kot.

Me konkretisht,gazetari u shpreh:

Mos flisni për drejtësi. Mua më vjen turp. Kur dëgjoj këtë ambasadorin këtu unë them pse nuk bëhemi protektorat. Ky është një teatër i paparë që po luhet me njerëzit. Të mendosh që ka edhe njerëz që i besojnë këto përralla.

Katër janë peshqit e mëdhenj:

Ed Rama

Ilir Meta

Lul Basha

dhe le të themi Sali Berisha.

Nëse në janar apo në shkurt nuk bie një nga këta të katërt, atëherë nuk ka peshq të mëdhenj".

Çani shtoi se reforma në sistemin e drejtësisë nuk bëhet në interes të shqiptarëve, por në interes të grupeve të caktuara, të klaneve të caktuara.

Ai tha ndër të tjera:

Shembja e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është shpëtim i njërës palë, i një klani, jo në favor të shqiptarëve".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top