Video
“Ç’bëre mor bir?”/ Zbulohet përgjigja drithëruese që Ballisti i tha nënës pasi ngriti dronin në Serbi
“Ç’bëre mor bir?”/ Zbulohet përgjigja drithëruese që Ballisti i tha nënës pasi ngriti dronin në SerbiD. Cani
Lajme
Ismail Morina, i njohur ndryshe edhe si “Ballisti”, vazhdon të jetë në burgun e Dubrovnikut në Kroaci, në pritje të një vendimi të ardhshëm.
Ai njihet për veprimin e tij heroik që bëri në ndeshjen e Shqipërisë kundrejt Serbisë, ku tre vjet më parë ngriti dronin me flamurin “Autochtonous”mbi stadiumin serb.
Dy ditë më parë, gazetari Erind Trota ka takuar nënën e Ballistit e me anë të një postimi në Facebook zbulon edhe bisedën që ajo ka bërë me Morinën pas ngritjes së dronit.
Ajo thotë se kur Ballisti erdhi në shtëpi, i ka thënë:
Ç'bëre kështu more bir?”
Ndërsa përgjigja e Ballistit ka qenë me të vërtetë drithëruese:
Nënë, kur mora përsipër ta ngre flamurin në Serbi, e bëra për të vdekur, për të mos u kthyer i gjallë”.
JOQ.al