Video
“Ç’do bëhet me fatin e Tahirit?”, Meta: I uroj jetë të gjatë…
"Ç'do bëhet me fatin e Tahirit?", Meta: I uroj jetë të gjatë…A. Shehaj
Lajme
Pasi përfundoi fjalën e tij në ceremoninë e 25-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i vendit, Ilir Meta, u pyet nga mediat në lidhje me situatën që po diskutohet mbi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe arrestimin e tij.
Meta tha vetëm:
I uroj jetë të gjatë Gjykatës Kushtetuese."
Ai nuk ka bërë asnjë koment tjetër shtesë në lidhje me situatën politike në vend dhe u largua i qetë nga ceremonia. Edhe ditën e djeshme e nisi me një spontanitet të madh, duke bërë ecje në natyrë, ndërkohë qe vendi "ziente" nga lajmet për kapjen e tonelatave me drogë në Vlorë si dhe arrestimi i Tahirit.
Mbrëmë në "Opinion", Saimir Tahiri tregoi hapur se Ilir Meta është armik i tij dhe jo vetëm politik.
JOQ.al