Connect with us

Çështja Habilaj/ Kryemadhi konferencë për shtyp: Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri, mbështes Bashën

Video

Çështja Habilaj/ Kryemadhi konferencë për shtyp: Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri, mbështes Bashën

Çështja Habilaj/ Kryemadhi konferencë për shtyp: Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri, mbështes BashënD. Cani

Lajme

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat pas fjalës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, emri i të cilit përmendet në përgjimet e trafikantëve të drogës në Itali.

Ja si u shpreh ajo:

Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Shqiptarët ndihen më të rrezikuar se kurrë. Përpara këtij momenti shumë të vështirë, të gjithë qytetarët janë bashkë dhe nuk ka asnjë dallim, pasi të gjithë janë të rrezikuar. LSI është kundër palëve dhe krimit dhe do t’i shërbejë deri në fund çdo shqiptari. Saimir Tahiri është një ndër hallkat, por ka edhe hallka të tjera që lidhin Edi Ramën me krimin.

Ajo gjithashtu u ndal edhe në çështjen e partive të tjera dhe se çfarë i bashkon së bashku.

Çështja që na bashkon në një fron të vetëm e të përbashkët kundër krimit dhe bandava, është më e fortë se çdo ngjasim që ka ndaj nesh. Vullneti ynë do të çohet deri në fund, për të ardhmen e fëmijëve dhe që vendi ynë të jetë i sigurt. Atdheu është i rrezikuar dhe koha nuk pret.

Kryemadhi bëri thirrje që të gjithë të mblidhen për të dalë kundër së keqes që po “gllabëron” Shqipërinë.

Ajo gjithashtu tha se mbështet edhe fjalimin e liderit të opozitës Lulzim Basha.

kryemadh

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top