Video
Çështja “Tahiri”/ Vjen reagimi i fortë i presidentit të PEE: Nuk e marrim dot seriozisht Shqipërinë
Çështja "Tahiri"/ Vjen reagimi i fortë i presidentit të PEE: Nuk e marrim dot seriozisht ShqipërinëG. Hasani
Lajme
Ngjarja e fundit "Tahiri" ka bërë që të "ziejë" politika si brenda dhe jashtë vendit tonë. Një reagim i fortë vjen nga presidenti i PPE, Joseph Daul pas akuzave të fundit të prokurorisë që rëndojnë mbi ish-ministrit Saimir Tahiri, ku kërkohet arrest me burg për përfshirje të tij në trafik droge.
Ditën e sotme ai ka bërë një status ku shkruan se krimi dhe droga mbeten problematikat më të mëdha në Shqipëri, që pengojnë rrugën e saj në BE.
Në një postim në Twitter, Joseph Daul shkruan:
Krimi dhe droga janë një nga problemet më të mëdha që pengon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Përpjekjet e vërteta duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”.
JOQ.al