Connect with us

“Çfarë bëre, për një mur i vrave?”, zbardhen detaje nga vrasja që tronditi Gjirokastrën

Video

“Çfarë bëre, për një mur i vrave?”, zbardhen detaje nga vrasja që tronditi Gjirokastrën

“Çfarë bëre, për një mur i vrave?”, zbardhen detaje nga vrasja që tronditi GjirokastrënD. Cani

Lajme

Nga ngjarja tornditëse që ndodhi në Gjirokastër ditën e djeshme, ku u ekzekutua një çift bashkëshortësh për shkaqe pronësie janë zbardhur disa detaje të tjera.

Pasi ekzekutoi kushëririn e parë dhe bashkëshorten e tij, autori i krimit nëGjirokaster ka pasur ngarkesë të fortë psikologjike, i cili ndikuar edhe nga britmat e familjarëve të tij, tentoi më pas të vrasë veten, sipas Panorama.

Bashkëshortja e tij i është drejtuar me fjalët:

Çfarë bëre kështu?! Çfarë ishte kjo që u bëre atyre?!”

Edhe i biri 45-vjeçar, Roland Kosta, është dëgjuar ta qortojë jashtë në oborr të atin me tone mjaft të larta.

Po çfarë bëre kështu more baba, për një mur i vrave?! Çfarë ke bërë kështu?”.

Qortimet e familjarëve janë shoqëruar me kujën e tyre për ngjarjen e rëndë, çka ka shtuar dozat e ngarkesës te 70-vjeçari.

Duke parë reagimin e familjarëve të tij, 70-vjeçari Kosta ka hequr siguresën e automatikut dhe tytën e drejtoi nga vetja e tij në drejtim të nofullës.

Në atë çast ka ndërhyrë i biri, por qitja ka qenë më e shpejtë se reagimi i tij dhe kësisoj plumbi ka depërtuar nga pjesa e poshtme e mjekrës, duke tejshpuar nofullën e poshtme dhe doli në pjesën e majtë rreth 3 cm mbi syrin.

Në momentin kur ka mbërritur policia, Apostol Kosta ka qenë pa ndjenja.

Në spital ai ka marrë ndërhyrjen e parë nga mjekët kirurgë.

Pasi ka rimarrë veten disi, ai mësohet se ka shfaqur pendesë në spital dhe më vështirësi ka arritur të artikulojë vetëm fjalët se “Çfarë bëra kështu unë…!”.

Trupat e viktimave kanë qëndruar katër orë në vendin e ngjarjes për shkak të problematikës që shfaqte granata e pashpërthyer.

Grupi hetimor kërkoi specialistë nga RENEA për ta demontuar.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor, specialistët e ardhur nga Tirana kanë arritur të demontonin granatën defensive që lëshoi në fillim Apostol Kosta, e cila nuk shpërtheu.

afewrd

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top