Connect with us

Bashkim Fino nis presionin, shfaqja e tij në “Selman Stermasi” ishte sinjali i parë

Video

Bashkim Fino nis presionin, shfaqja e tij në “Selman Stermasi” ishte sinjali i parë

Bashkim Fino nis presionin, shfaqja e tij në "Selman Stermasi" ishte sinjali i parëL. Çela

Sport

Armand Duka duket se në zgjedhjet e ardhshme për presidencën e FSHF-së nuk do ta ketë po aq të lehtë sa herët e shkuara për të siguruar votat.

Indiciet e muajve të fundit nga disa personazhe të futbollit shqiptar kanë krijuar përshtypjen se numri i njerëzve të grupit anti-Duka është shtuar shumë.

Ka disa ditë që përflitet se kandidati kundër tij do të jetë Bashkim Fino dhe konfirmimi i parë për këtë ndodhi sot në stadiumin "Selman Stërmasi".

Deputeti i Partisë Socialiste u pa në tribunën VIP gjatë ndeshjes Partizani-Flamurtari (0-1), i shoqëruar nga Sinan Idrizi, administratori i klubit vlonjat.

Ky i fundit e ka vendosur veten hapur si "armik" të Dukës dhe nuk do të ishte aspak e guximshme të hamendësonim se kjo që ndodhi në kryeqytet ishte një mënyrë paralajmërimi apo edhe "presioni" ndaj kreut aktual të FSHF-së.

JOQ.al të shtunën njoftoi se një kandidat tjetër i cili mund të kandidojë për rrëzimin e Dukës është Fidel Ylli. Pra, i njëjti profil: deputet i majtë.

E dhimbshme që futbolli shqiptar vazhdon të jetë i mbështjellë nga interese politike, duke synuar vjelje fondesh dhe jo zhvillim.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top