Video
“Çmendet moti”, ja çfarë ndodh javën tjetër
“Çmendet moti”, ja çfarë ndodh javën tjetërF. Tenolli
Lajme
Jemi në mes të muajit tetor dhe moti “duket xham” siç do thonin gjyshet tona. Temperaturat vijojnë të rriten ditë pas dite megjithëse mëngjesi vijon të jetë i freskët.
Rritja do të vazhdoje dhe nesër e gjatë gjithë javës së ardhshme, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë celsius.
Gjatë ditës nesërme, sipas Meteoalb, pritet një rritje e lehtë temperaturash në mëngjes dhe mesditë.
Kthjellimet mbeten dominante në territor deri në orët e pasdites kur vranësira të përkohshme shfaqen në ekstremet Verilindore – Juglindore të vendit.
Mbrëmja dhe orët e natës vijojnë me kthjellime në ultësirën perëndimore por vranësira të lehta do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 29°C.
JOQ.al