Video
Çudira shqiptare/ Ekipet luajnë të dyja me uniforma blu, si i dallojnë tifozët?
Çudira shqiptare/ Ekipet luajnë të dyja me uniforma blu, si i dallojnë tifozët?K. Demiraj
Sport
Futbolli shqiptar prodhon thuajse çdo javë nga një episod të çuditshëm.
Kësaj here çudia ka ndodhur në Fushë-Krujë.
Skuadra e Ilirisë pret Pogradecin dhe lojtarët janë praktikisht me uniforma thuajse identike, duke përjashtuar ngjyrën e të mbathurave.
Pogradeci ka udhëtuar me fanella blu dhe të mbathura të zeza, ndërsa Iliria është e tëra në blu siç shihet dhe në foto.
Nuk kuptohet pse arbitri ka pranuar të luhet, kur dihet që Iliria ka edhe fanellë rezervë, me ngjyrë të ndryshme.
JOQ.al