Video
“Çuna na vranë”, zbardhen fjalët e fundit të viktimave, nipi i Aldo Bares kishte qenë në lokal me bandën
"Çuna na vranë", zbardhen fjalët e fundit të viktimave, nipi i Aldo Bares kishte qenë në lokal me bandënF. Tenolli
Lajme
Edhe pse janë pastruar që herët në mëngjes njollat e gjakut në rrugën ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, ato vazhdojnë të jenë të dukshme.
Në vendet ku u shtrinë trupat e viktimave janë vendosur lule.
I plagosur rëndë në atentat mbeti edhe miku i ngushtë i viktimave 26-vjeçari Marjus Xhepexhiu, i cili ndodhet aktualisht në spitalin e Tiranës në kurë intensive mjekësore.
Në kafe në moment e ekzekutimit sëbashku me të rinjtë, ka qenë edhe shoku tjetër i bandës, Saimir Xhelili. Ndaj tij u krye atentat një vit më parë kur ishte i shoqëruar me Zamir Latifin dhe nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin.
Xhelili dyshohet se ishte një nga shënjestrat kryesore të këtij atentati dhe është një nga dëshmitarët kryesorë të ngjarjes.
Besohet se Xhulio Shkurti është larguar nga tavolina 10 minuta para atentatit.
Para masakrës Latifi është dëgjuar duke ulëritur:
Çuna na vranë!
Të gjithë të rinjtë ishin ngritur nga karriget për të vrapuar por nuk mundën të shpëtonin.
Sipas policisë një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje është Laert Hoxhaj, i cili doli jashtë Benz-it dhe filloi të qëllonte me breshëri automatiku ndaj grupit të të rinjve.
Atentatori tjetër, Orges Bilbili besohet se ka qëlluar nga brenda makinës.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se në trupin e Latifit u gjetën 35 plumba ndërsa në trupin e Hoxhës 7 plumba. Në vendin e ngjarjes ekspertët mblodhën 41 gëzhoja.
Pas atentatit, mjeti u gjet i djegur pranë fshatit Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat. Brenda tij u gjetën 3 automatikë.
Dyshohet se atentati ka qenë i mirëorganizuar pasi autorët kishin për qëllim t’i vrisnin të gjithë të rinjtë.
Ata ishin të stërvitur dhe operuan me shpejtësi.
Ekspertët do të përcaktojnë nëse masakra ka ardhur për motive hakmarrjeje apo për motive të tjera të lidhura me paratë, luftën për territor apo pazaret e drogës.
JOQ.al