Connect with us

Dako: S’kam kërkuar vizë për vete, në SHBA do shkonte një kushëriri im

Video

Dako: S’kam kërkuar vizë për vete, në SHBA do shkonte një kushëriri im

Dako: S'kam kërkuar vizë për vete, në SHBA do shkonte një kushëriri imA. Shehaj

Lajme

dak

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, i ishte anuluar një kërkesë për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arsyeja nuk dihej, ndërsa sot, i kontaktuar nga mediat, ai ka mohuar në mënyrë kategorike një ngjarje të tillë.

Dako është shprehur se kjo është marrëzia e radhës. Ai thotë për gazetën "Bulevard" se nuk ka pasur aplikim për në ShBA por për një vizite nga njerëzit e tij, të cilët për probleme teknike, kanë kërkuar edhe praninë e tij.

Kreu i bashkisë së Durrësit ka thënë:

E gjitha kjo është një turp, një tendencë e atyre që janë mësuar të hedhin baltë. Unë nuk kam asnjë problem për të shkuar në Amerikë. Gjërat dhe mënyrat që rrodhën krijuan ketë situatë që nuk ka lidhje me pozicionin tim politik apo si kryebashkiak. Thjeshtë e gjitha kjo ka procedura teknike. Së shpejti do të ndihen keq ata që shpifin gjëra të tilla.”

Ndër të tjera Dako ka thënë se koha do të tregojë se kush abuzon lidhur me këtë fakt.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top