Connect with us

Dalin të luajnë futboll afër stadiumit në Shkodër, qytetari: Mund të vdesin në çdo moment

Video

Dalin të luajnë futboll afër stadiumit në Shkodër, qytetari: Mund të vdesin në çdo moment

Dalin të luajnë futboll afër stadiumit në Shkodër, qytetari: Mund të vdesin në çdo momentS. Shtjefni

Vec-e-jona

Një nga gjërat e vështira në vendin tonë është të gjesh një hapësirë, ku mund të luajnë fëmijët pa iu rrezikuar jeta.

Këtë e vërteton shumë mirë një video e nisur në JOQ.al, në të cilët shfaqen dy djem të mitur që luajnë futboll pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

E ku ka më bukur se sa të shikosh dy djem që luajnë, ama e gjithë kjo pamje shkatërrohet në momentin që shikon se këtyre fëmijëve u rrezikohet nga makinat që kalojnë pa pushim.

Qytetari që ka nisur videon ka shkruar:

Unë nuk e di se ç'mendim keni ju, por një një qytet kaq të madh siç është Shkodra edhe të mos të ketë asnjë kënd sporti për fëmijët, mua më duket krim që i është bërë ndër vite këtij qyteti nga drejtues të pa përgjegjshëm që kanë dhëne leje për ndërtimet e pallateve në lulishte të këtij qyteti. Fëmijët nëpër botë kanë parqet me lojëra, ndërsa këtej kanë rrugët e makinave si parqe për të luajtur. Nuk kanë faj fëmijët tanë, por kemi faj ne, prindit e tyre që paguajmë taksa në ketë vend që të vidhen nga pushtetarët më pas. Ku do luajnë fëmijët? Këtu mund të vdesin në çdo moment".

Fëmijët e ditëve të sotme rrezikojnë të bëhen obez sepse kalojnë shumë kohë para ekranit të telefonit apo kompjuterit.

Në të shumtën e rasteve fëmijëve u duken më interesante dhe tërheqëse lojërat online, sesa lojërat që mund të zhvillojnë me miqtë e tyre në parqe apo kënd lojërash.

Por kjo tablo nuk vlen për qytetin e Shkodrës, sepse aty edhe ata pak fëmijë që i largohen kërcënimit për t’u bërë obez, apo josocial, i afrohen më shumë aksidenteve dhe vdekjes nga makinat.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top