Video
Deklarata shokuese e presidentit filipinez: Nëse më gjeni të vdekur, dijeni se më ka vrarë CIA
Deklarata shokuese e presidentit filipinez: Nëse më gjeni të vdekur, dijeni se më ka vrarë CIAG. Hasani
Lajme
Presidenti filipinez, Rodrigo Duterte, i cili tashmë njihet për luftën e tij kundër drogës si dhe vrasjen e shtatë mijë njerëzve gjatë fushatës së tij shtatë mujore. Ai ka akuzuar CIA–n se po thur një komplot për vrasjen e tij.
Duterte ka deklaruar se nëse gjendet i vdekur, populli i tij duhet ta dijë se e ka vrarë Agjensia Qëndrore e Inteligjencës:
U them filipinasve se nëse vdes para kohe, dijeni që më ka vrarë bërë Amerika dhe CIA. I them CIA-s mos të kruhet me mua. Ose më vrisni këtu ose dilni nga vendi im. Zgjidhni e merrni, “ tha Presidenti në një fjalim të bujshëm.
Sipas, International Bussines Times, prezenca e CIA në Filipine ka kohë që po ndihet. Madje para një viti, presidenti deklaroi se kishte marrë raportime se agjencia e donte atë të vdekur.
Ndërsa, nga ana tjetër Fronti Kombëtar Demokratik i Filipineve pretendoi se CIA kishte komplotuar për rrëzimin e presidentit nga posti.
Sakaq Duterte vazhdoi me sugjerimin se kundërshtarët e tij të brendshëm politikë duhet të bashkojnë forcat në “një komandë”:
Unë do të isha vërtet i lumtur në qoftë se do të fillonim të bashkoheshim. Këta komunistët dhe anëtarët e Partisë Liberale. Këta të tjerët që më duan jashtë zyrës, duhet të bashkohen në një grup. Mendoj se ndanjmë të njëjtën ideologji dhe mund të përqendrohemi të gjithë së bashku. Ky nuk është kërcënim. Thashë se është detyra ime e mandatuar që ta mbaj këtë vend të sigurt dhe të shëndoshë", përfundoi ai.
Bazat ushtarake amerikane vazhdojnë të jenë në vend, pavarësisht marrëdhënieve gjithnjë e më të këqia midis Manilas dhe Uashingtonit nën sundimin e Dutertes.
JOQ.al