Video
Del emri i parë, ky është zyrtari i lartë që pritet të arrestohet për “çështjen Tahiri”
Del emri i parë, ky është zyrtari i lartë që pritet të arrestohet për "çështjen Tahiri"D. Cani
Lajme
Një prej të zyrtarëve për të cilën është lëshuar urdhër-arrest nga prokuroria është ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Burimet për "Syri.net" bëjnë me dije se Çela është një nga 3 personat që pritet të arrestohet në këto moment, pasi fletë-arrestet janë në duart e policisë për t’u ekzekutuar. Çela ka drejtuar policinë e Vlorës nga shtatori 2014 deri në prill të 2017, ndërsa më parë ka drejtuar drejtorinë e policisë së Durrësit.
Çela u emërua në krye të Policisë Vlorë, në shtator të tre viteve më parë, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Deri atë kohë, Çela ishte në krye të Policisë së Durrësit.
Më pas, me ardhjen e Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme, Çela u zëvendësua në këtë detyrë. Postin e kreut të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë e morri Gentjan Shehaj, i cili edhe e mban aktualisht.
JOQ.al