Video
Dëmtohet ylli i Kombëtares, braktis grumbullimin në Antalya
Dëmtohet ylli i Kombëtares, braktis grumbullimin në AntalyaK. Demiraj
Sport
Gjërat nuk po shkojnë siç duhet për Kristian Panuccin.Një nga futbollistët më të mirë të skuadrës ka braktisur sot grumbullimin.
Fjala është për Migjen Bashën i cili nuk ia ka dalë që të rikuperohet nga dëmtimi dhe do të mungojë në ndeshjen me Turqinë që do të luhet të hënën në orën 18:30.
Mesfushori është larguar sot nga rezidenca e ekipit përfaqësues në Antalya. Ai do të vazhdojë të ndjekë fazën e rikuperimit pranë klubit te tij.
Trajneri pas një konsultimi me stafin mjekësor të skuadrës vendosi që lojtari të largohet për shkak se koha e rikuperimit të tij është e gjatë dhe nuk mund të jetë gati miqësoren e radhës.
FSHF ka njoftuar se për efekt kohe trajneri Christian Panucci nuk do të thërrasë futbollist tjetër për ta zëvendësuar.
JOQ.al