Connect with us

Deputetja demokrate s’di ç’të thotë: Janë apo jo himariotët minoritet grek?

Video

Deputetja demokrate s’di ç’të thotë: Janë apo jo himariotët minoritet grek?

Deputetja demokrate s'di ç'të thotë: Janë apo jo himariotët minoritet grek?S. Shtjefni

Lajme

Deputetja e PD-së për qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj e ftuar në emisionin e mëngjesit në TVSH foli për zhvillimet e fundit në Himarë dhe rolin e Partisë Demokratike atje.

Ajo tha se po prishen këto ndërtesa pasi nuk nuk kanë dokumentacionin e duhur edhe pse janë 300 vjeçare.

Po sjellim në vëmendje se PD është bërë palë me akuzat që lëshoi PBDNJ në drejtim të qeverisë, duke thënë se po prishen ndërtesat e minoritarëve në Himarë.

E pyetur nga gazetari Enkel Demi se sipas mendimit të saj dhe Partisë Demokratike janë apo jo himariotët minoritarë grekë, deputetja nuk u prononcua duke lënë të nënkuptohet se çështja e Himarës po shfrytëzohet nga opozita thjesht për debat politik dhe jo për ti dhënë një zgjidhje problemit.

Intervista e plotë

Gazetari Enkel Demi:Por në parlament bëhen akuza se po prishen ndërtesat e minoriteteve. A janë himarjotët minoritarë?

Nada Meçorapaj: Aty ka një bashkëjetesë shumë të mirë…

Gazetari Enkel Demi: Bashkëjetesa është gjë tjetër. Çështja është, sipas jush a janë apo jo minoritarë?

Nada Meçorapaj: Shteti ka të drejtën t’i mbrojë, është apo jo minoritar.

Gazetari Enkel Demi: Po ç’punë ka flamuri grek aty? Nëse shkon në Kosovë dhe ngre flamurin serb të fusin në burg, apo e njëjta gjë edhe në Serbi.

Nada Meçorapaj: Përdorimi i flamurit sjell ngacmim dhe reagim, por nuk duhet të fshihemi pas kësaj.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top