Kuriozitete
“Despacito” thyen rekodrin e “See you again”, ja shifra marramendëse e klikimeve (Video)
Një garë e ngushtë është zhvilluar mes këngës “See you again” nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth si dhe asaj “Despacito” nga Luis Fonsi dhe Dady Yankee.
Pasi kishte thyer rekordin e këngës “Gangam Style”, projekti “See You Again” u mposht nga kënga “Despacito”, shkruan lajmi.net.
Me 2,999,454,088 klikime, hiti “Despacito” është kënga më e klikuar në historinë e Youtube dhe atë i publikuar në muajin janar të këtij viti.
Për dallim nga kënga e Wiz Khalifës që është publikuar në vitin 2015, e cila deri tani ka 2,994,666,375 klikime. /Lajmi.net/