Video
Dhimbjet menstruale dëmtojnë po aq shumë sa një sulm në zemër, pse nuk merret seriozisht?
Dhimbjet menstruale dëmtojnë po aq shumë sa një sulm në zemër, pse nuk merret seriozisht?S. Bardhi
Kuriozitete
Sa herë keni ndjerë dhimbje aq të fortë gjatë ciklit tuaj dhe ju thonë se po e ekzagjeroni? Epo, ne ju themi që nuk është ashtu.
Një profesor i shëndetit riprodhues nga University College London ka publikuar një studim, i cili tregon që dhimbjet menstruale janë po aq të dhimbshme sa një sulm në zemër.
Por, nëse kjo është konfirmuar nga shkenca pse nuk trajtohet kjo si një emergjencë mjekësore?
I njëjti studim ka provuar mungesën e analizave dhe vëmendjes ndaj dhimbjeve menstruale, në të cilën ajo është minimizuar si një shqetësim i përbashkët në mesin e grave dhe është trajtuar me ndonjë qetësues të thjeshtë për të zbutur dhimbjet dhe jo për të zbuluar problemet serioze të tilla si Endometrioza, e cila vlerësohet se ka një vonesë mesatare prej shtatë vjetësh në diagnozë, gjë që e bën më të vështirë trajtimin.
Më shqetësuese është se një në 10 gra në mbarë botën vuan nga endometrioza. Kjo përfshin dhimbje të forta, gjakderdhje, presion të ulët dhe të vjella që krijojnë paaftësi në punë.
Megjithëse endometrioza ka prekur më shumë se 170 milionë gra në mbarë botën, diagnoza dhe trajtimi i saj nuk kanë bërë ndonjë hap të mirëqenë.
Kjo është një thirrje në sistemin mjekësor për të lënë mënjanë menstruacionet që nuk duhet të jenë më tabu dhe se është e nevojshme të përfshihet në subjekt me të gjitha specialitetet e rastit.
Ka pasur edhe raste vdekjesh si shkak i avancimit të kësaj sëmundjeje e cila nuk është marrë asnjëherë seriozisht por shikohet si diçka e zakonshme për gjininë femërore.
Është e nevojshme të kuptohet se gratë vuajnë nga një herë në muaj për shkak të kësaj dhe specialistët duhet ta marrin këtë shqetësim më seriozisht.
JOQ.al