Video
Disa makina luksoze e llogari “të kripura” bankare, kjo është pasuria që iu sekuestrua Habilajve
Disa makina luksoze e llogari "të kripura" bankare, kjo është pasuria që iu sekuestrua HabilajveF. Tenolli
Lajme
Policia e Vlorës sëbashku me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë sekuestruar një pjesë të pasurisë së vëllezërve Habilaj, pasi dyshohet se ka ardhur në sajë të trafikimit të lëndëve narkotike.
Në sajë të hetimeve të Prokurorisë së Katanias, dy vëllezëve vlonjatë u janë bllokuar tri biznese, pesë automjete, si dhe një mjet lundrues që rezultojnë në emër të tyre.
Bizneset në pronësi të Habilajve konsistojnë në një lokal në qendër të qytetit bregdetar, një aktivitet për import produktesh ushqimore, ndërkohë që biznesi i tretë ende nuk bëhet i ditur.
Pasuritë e tyre të patundshme janë vënë në sekuestro po ashtu është kërkuar edhe bllokimi i llogarive bankare për dy vëllezërit.
Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj u shpreh në një deklaratë për mediat se:
Banda e Babicës, mbështetur nga reparti “Delta Forcë”, çoi në sekuestrimin e rreth 4 tonëve lëndë narkotike në fshatin Babicë dhe arrestimin e shtetasit Armando Kaçerri, por edhe sekuestrimin e një mjeti lundrues dhe mjeteve luftarake në banesën ku u sekuestrua lënda narkotike, ende nuk ka përfunduar. Po gjatë këtij operacioni u bë arrestimi i Nazer Seitit në fshatin Velçë, i kërkuar nga Italia, por edhe i implikuar në grupin e vëllezërve Habilaj në trafikimin e lëndëve narkotike dhe veprimtari të tjera kriminale.
Policia ka vijuar kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj, për kapjen e personave të tjerë, pjesëtarë të kësaj bande, por edhe sekuestrimin e lëndës narkotike, pasi kemi pasur dyshimet tona se në këto objekte mund të kishte sasi të lëndës narkotike të fshehur. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka vijuar punën edhe për identifikimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale, ndërsa ka referuar në Prokurori materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj për veprën penale ‘pastrim i produkteve të veprës penale’ për tri aktivitete biznesi të dyshuara se janë në pronësi të Habiljave, 5 automjete dhe një mjet lundrues.
Në lidhje me aktivitetin kriminal të këtij grupi, ta theksojmë edhe një herë se Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, më datë 30 prill të vitit 2017, ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet procedurale për grupin kriminal të njohur si ‘Habilaj’, pas informacioneve të siguruara për aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të narkotikeve.
Ndërkohë aksioni i Policisë vijon, dhe në mbështetje të tyre tashmë janë edhe forcat e FNSH-së Fier, ku pas një kontrolli të ushtruar në qytet është arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Fredi Hoxhajn, 42 vjeç, nga fshati Romës në bashkinë e Selenicës. 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Catanzaros në Itali, për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni” dhe “pjesë- marrje në organizata kriminale.
Aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në të gjithë qarkun e Vlorës, ndërsa në fokus janë edhe akset rrugore dhe lokalet e natës, me shërbime të përforcuara në Vlorë. Pikërisht gjatë kontrollit në një lokal nate, është arrestuar në flagrancë Musto Kapaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gjorm, pasi dispononte një armë të ftohtë, thikë.
JOQ.al