Video
“Dita e turpit të parlamentit, Edvin Kristaq Habili shiti dëshmitarin”
"Dita e turpit të parlamentit, Edvin Kristaq Habili shiti dëshmitarin"A. Shehaj
Lajme
Ndërsa në Kuvend po lexohen dy raportet e PD dhe PS për çështjen Habilaj, ish-Kryeministri Sali Berisha priti të përfundonte leximi i raportit të PD-së dhe më pas mori fjalën nga vendi ku ishte ulur në sallë.
Ai tha se faji që dëshmitari i çështjes Habilaj u bë publik, ishte i EdvinKristq Habilit.
Berisha tha nga foltorja:
Njeriu që ka shitur dëshmitarin e mbrojtur të Habilajve, ka vetëm një emër dhe ai është Edvin Kristaq Habili, i cili pasi mori foton e dokumenteve nga miqtë e tij, shkoi me vrap në zyrën e Xhafës dhe atje identifikuan personin tradhëtues. Nxorën sekretin më të rëndë shtetëror".
Ishte kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ai që i preHau fjalën Berishës, i cili u ngrit dhe doli nga salla në momentin që nisi të lexohej raporti i Partisë Socialiste, kundër heqjes së imunitetit të Tahirit.
Jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha tha për mediat:
Kuvendi sot është i pushtuar fund e krye nga Habilët. Kjo është dita e turpit kombëtar të këtij parlamenti".
JOQ.al