Connect with us

Djali përlotet në sy të ministrit: M’i mori të gjitha uji, ç’a të bëj unë tani?

Video

Djali përlotet në sy të ministrit: M’i mori të gjitha uji, ç’a të bëj unë tani?

Djali përlotet në sy të ministrit: M'i mori të gjitha uji, ç'a të bëj unë tani?A. Shehaj

Lajme

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, ka vizituar paraditen e sotme banorët e autostradës Tiranë-Durrës, një prej vendeve më të dëmtuara si pasojë e reshjeve të rëna gjatë natës që lamë pas.

Banorët i kanë qarë hallet e tyre, ndërsa nuk kanë munguar lotët për pamundësinë e zgjidhjes së kësaj situate.

Njëri prej tyre, me lot në sy, i tregon ministrit se i duhet që çdo vit të investojë në banesën e tij e të blejë orendi të reja, pasi shteti e ka lënë këtë zonë të përmbytet herë pas here.

I pikëlluar ai shprehet:

Hajde me mua shiko shtëpinë, ishim 4 persona dje dhe u mbytëm. Hajde me mua shikoje. Ne i paguajmë taksat. Ku të mbytem unë i shkreti? Ku ti gjej paratë për të blerë sende të reja? Vit për vit duhet të ndërroj çdo gjë në shtëpi. A më beson apo s'më beson?"

Ministri i la një numër kontakti për ta telefonuar, ndërsa i tha:

Nëse s'të përgjigjen, do vish të më takosh mua".

Por, kush të përgjigjet në Shqipëri në të tilla situata?

Ankesa kishin edhe biznesmenët, të cilët tregojnë se mallin jua ka marrë uji e shiu i mbrëmshëm, ndërsa tani duhet të paguajnë edhe 20% në shtet.

Njëri prej tyre u shpreh:

Pa ne nuk ecën qerrja. Ne kemi biznese. Unë duhet t'i jap shtetit 20%, kur mallin ma ka marrë përrroi. E kambërë librin e ankesave dhe s'ka ardh asnjë të ma vërtetojë"

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top