Connect with us

“Do martohesh me mua ose…”, kush është shqiptari që i hyri në shtëpi fiksimit dhe i theu kafkën me levë

Video

“Do martohesh me mua ose…”, kush është shqiptari që i hyri në shtëpi fiksimit dhe i theu kafkën me levë

“Do martohesh me mua ose…”, kush është shqiptari që i hyri në shtëpi fiksimit dhe i theu kafkën me levëF. Tenolli

Lajme

Fatmir Stafasani quhet 49-vjeçari shqiptar i cili iu fut në apartament bashkatdhetares së tij Blerta Sulaj nga dritarja e banjës dhe më pas e goditi me një levë dhe e latë vdiste.

Ngjarja ka ndodhur më 20 mars 2017 dhe para se ajo të humbte ndjenjat i tha “kjo është dita jote e fundit”.

Prokurorja e çështjes deklaroi në gjykatë:

Zonja besonte se ai ishte fiksuar pas saj, ishte i marrosur dhe se e kishte kërcënuar edhe më parë se nëse nuk do të bëhej gruaja e tij, do ta degradonte dhe pretendonte, në fakt, që ata ishin të martuar.

Blerta Sulaj mori plagë të rënda në kokë pasi pësoi fraktura në kafkë dhe duar e qëndroi për disa javë e shtruar në spital.

Në gjyq ajo tha se fajtori i vetëm për ngjarjen ishte shqiptari.

HISTORIA

Ata ishin takuar në Shqipëri në vitin 2012, në kohën kur Blerta punonte si infermiere. Ajo më pas u shpërngul në Britaninë e Madhe në një strehim azilkërkuesish në Thornton Heath.

Ata e kishin lënë të takoheshin atje, por Blerta kishte ndërruar mendje dhe i kishte thënë ta linte të qetë.

Stafasani e kishte ndjekur deri poshtë shtëpisë së saj të re në Fulham dhe më pas i kishte hyrë brenda dhe e kishte dhunuar.

Djali i Blertës kishte mbërritur në shtëpi pasi policia ishte duke hetuar vendin e ngjarjes dhe u kishte treguar atyre një foto të Stafasanit.

Stafasani doli në gjyq në Brunswicke, Bermondsey në juglindje të Londrës dhe mohoi tentativën për vrasje dhe për vjedhje të rëndë. Gjyqi vazhdon.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top