Connect with us

“Do ta zgjidh me mënyrën time”, agresori vrau kushëririn dhe gruan për 4 metra tokë

Video

“Do ta zgjidh me mënyrën time”, agresori vrau kushëririn dhe gruan për 4 metra tokë

"Do ta zgjidh me mënyrën time", agresori vrau kushëririn dhe gruan për 4 metra tokëG. Hasani

Lajme

Qyteti i Gjirokastrës u zgjua mëngjesin e sotëm nën breshërinë e plumbave që u derdhën në trupin e Aleko dhe Afërdita Kosta, burrë e grua në “Sokakun e të marrëve” shumë pranë shtëpisë muze të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Apostoli, një pensionist që gjithë jetën kishte punuar si shofer pranë spitalit të Gjirokastrës, i qëlloi me armë zjarri çiftin brenda shtëpisë së tyre pasi gjykata e këtij qyteti i dha të drejtën e pronës kushëririt të tij Aleko.

Kështu një konflikt pronësie u bë shkak i vrasjes së dyfishtë.

Prej vitesh dy kushërinjtë sorollateshin gjyqeve për të ndarë se kujt i përkisnin 4 metër tokë që ndante banesat e tyre, e mbi të cilin ishte ngritur një mur rrethues.

Ndërtimi i shkallëve nga ana e muzikantit të njohur në Gjirokastër, ishte konsideruar si diçka e padrejtë nga djali i xhaxhait të tij e që nga ai moment s’kishin gjetur më paqe.

Pasi gjykata kishte dhënë vendimin që 4 metra tokë i përkisnin Alekos, vrasësi ishte shprehur vetëm me dy fjalë:

Unë do t’i jap fund kësaj pune, do ta zgjidh me mënyrën time”.

Fjalëve të tij, nuk ia vuri askush veshin, e lanë të lirë, që sot në mëngjes të shkonte në banesën e kushëririt 66-vjeçar dhe ta vriste bashkë me të shoqen. Fillimisht hodhi një granatë që nuk plasi e më pas derdhi breshëri plumbash mi trupin e Alekos dhe gruas së tij Afërdita që si çdo mëngjes pë përgatitej të shkonte në punë.

Pas vrasjes makabër, autori drejtoi një plumb edhe nga vetja. Gazetarja Brikena Maetaj raporton për “BalkanWeb” se plumbi i kish hyrë në nofull duke e shpërfyturuar, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top