Video
“Do të fusim në burg”, policia bashkiake kërcënon keq gruan e moshuar
“Do të fusim në burg”, policia bashkiake kërcënon keq gruan e moshuarS. Shtjefni
Vec-e-jona
Një skenë e pakëndshme është filmuar nga një qytetare. Pamjet e kësaj skene tregojnë disa policë bashkiakë, të cilët pasi i kanë sekuestruar gjithë mallin një zonje të moshuar e më pas e kanë kërcënuar se do e shoqëronin në komisariat.
Mesazhi i qytetares për JOQ.al:
Të gjitha ata kishin hapur mallin tek tregu që ndodhet tek mbikalimi i pallatit me shigjeta vraponin për të mbledhur mallin, por policët u kapën keq vetëm me këtë gruan e moshuar. Do të fusin në burg i thoshin.
Tani një arsye duhet ta kenë këta njerëzit që dalin e shesin në rrugë, ndoshta kanë fëmijë për t’u ushqyer në shtëpi, kanë faturën e dritave dhe ujit për të paguar, por policët bashkiakë nuk dua t’ia dinë për këto.
Mirë këto por edhe i trajtojnë si kriminelë këta njerëz. Disa prej jush mund të thonë edhe se ka tregje të posaçme, por a e keni menduar se çfarë do u çojnë fëmijëve për të ngrënë këta njerëz po paguan taksën?!
JOQ.al