Video
“Do të vras ty dhe atë tjetrin”, burri dhunon keq të miturin në Tiranë, britmat e tij të thyejnë zemrën
"Do të vras ty dhe atë tjetrin", burri dhunon keq të miturin në Tiranë, britmat e tij të thyejnë zemrënS. Bardhi
Vec-e-jona
Një rast dhune ndaj fëmijëve është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, ku një mesoburrë është parë të ushtrojë dhunë verbale dhe fizike ndaj një fëmije që nuk dihet nëse është i ati i tij.
Qytetari që ka filmuar skenën ka shkruar për JOQ.al:
Përshëndetje JOQ! Dëgjova një fëmijë duke bërtitur dhe pashë që po dhunohej, më falni por do e quaj kafshë atë që rreh në të tillë mënyrë një fëmijë. Bërtiste më të madhe dhe i thoshte që që do të vras ty dhe një fëmijë tjetër që me sa duket ishte shoku i tij. Jemi tek Fusha e Aviacionit pranë pallateve të reja 12-katëshe.”
Përse një prind mund të veprojë kështu ndaj fëmijës së tij? Nuk mund të ketë diçka që justifikon të tillë dhunë. Por, fakteqësisht argumenti i dhunës prevalon mbi arsyetimin e shëndoshë në shoqërinë tonë.
Më tej qytetari trego për JOQ.al se nuk e ka kuptuar dot përse po dhunohej ky fëmijë dhe thotë:
U mundova por nuk e kuptova dot. Po nga kërcënimet që bënte nuk mu duk se ishte babai i fëmijës ose vetëm një baba KAFSHË mund t’i thoshte ato fjale si p.sh. “do t’vras, do t’mbys!”
JOQ.al