Connect with us

Doli “sekreti”, ky është gazetari që i dha idenë Ramës për kanabizimin e Shqipërisë

Video

Doli “sekreti”, ky është gazetari që i dha idenë Ramës për kanabizimin e Shqipërisë

Doli “sekreti”, ky është gazetari që i dha idenë Ramës për kanabizimin e ShqipërisëL. Çela

Lajme

rama

Edi Rama duket se është frymëzuar nga ideja e një gazetari për të mbushur gjithë Shqipërinë me drogë. Këtë pretendon se ka zbuluar Arben Vata, një gazetar kosovar, i cili tregon një episod nga e kaluara që reflekton diçka shumë domethënëse.

Sipas tij, kryeministri është bindur nga Baton Haxhiu, gazetar dhe (mundësisht) këshilltar i kahershëm i tij.

Para një dekade e gjysmë, Vata shprehet se Haxhiu ka qenë në një forum të gazetarëve ballkanikë në Sarajavë, ku këmbëngulte se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë do të vinte nëpërmjet lejimit të kultivimit të drogës.

Ja çfarë shkruan ai:

Diku mes vitit 2001-2002 isha në një forum të gazetarëve të Ballkanit, që u mbajt në Sarajevë. Përfaqësues të gazetarëve të Kosovës ishin Baton Haxhiu dhe dy gazetarë të tjerë të njohur. Në bisedat me ta rreth qeverisjes në Shqipëri, Batoni këmbëngulte se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë do të vinte nëpërmjet lejimit të kultivimit të drogës. Sot Batoni është një nga këshilltarët kryesorë të qeverisë në Shqipëri, ndërsa Shqipëria është kthyer në një vend ku mbillet kanabis në çdo pëllëmbë. Por Shqipëria nuk është një vend me ekonomi të shëndetshme. Të pasur janë vetëm kriminelët, qeveritarët dhe këshilltarët e tyre”.

Siç kuptohet, Rama ia ka dëgjuar këshillën Haxhiut. Fakti që ai “çmendet” pas këtij gazetari dhe nuk e përfshin në “kazan” ndoshta vjen pikërisht prej kësaj.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top