Video
Dorëzohet Tevekio, jep dorëheqjen si kryetar i Federatës Italiane të Futbollit
Dorëzohet Tevekio, jep dorëheqjen si kryetar i Federatës Italiane të FutbollitK. Demiraj
Sport
Furtuna që ka përfshirë Italinë pas skualifikimit nga Kupa e Botës tani po lë dhe pasojat njëra pas tjetrës.
Karlo Tavekio ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Federatës Italiane në mbledhjen e mbajtur sot në këshillin federal.
Presionet e shumta në drejtim të tij pasi Italia nuk u kualifikua për në Kupën e Botës kanë ndikuar që ai të merrte këtë vendim.
Mbledhja startoi sot në orën 12:20, ndërkohë që përfundoi vetëm pas 15 minutash. Votat në fakt ishin në favor të qëndrimit të tij, 10 pro dhe 7 kundër, por ai zgjodhi që të jepte dorëheqjen.
“Ambiciet dhe spekulimet politike kanë ndikuar në arritjen e këtij rezultatin. Kam mbajtur shënim ndryshimet që kanë kërkuar disa prej jush, dhe për këtë arsye kam vendosur që të jap dorëheqjen”, kanë qenë fjalët e Tavekios në mbledhjen e sotme.
JOQ.al