Connect with us

“Dua të flas me Artan Hoxhën”, kush është i riu që kërcënoi të hidhej nga vinçi?

Video

“Dua të flas me Artan Hoxhën”, kush është i riu që kërcënoi të hidhej nga vinçi?

"Dua të flas me Artan Hoxhën", kush është i riu që kërcënoi të hidhej nga vinçi?A. Shehaj

Lajme

I riu që tentoi të hidhej ditën e sotme nga pallati i Operas dhe Baletit në Tiranë është identifikuar si 35-vjeçari Saimir Zalli, nga qyteti i Lezhës.

Ai ka arritur më në fund të zbrezë nga vinçi, nga ku kërcënonte se do të hidhej e do t'i jepte fund jetës.

Saimiri është parë duke folur në telefon e duke konsumuar një cigare, ndërsa ndodhej në majë të vinçit, në një lartësi të madhe.

35-vjeçari si fillim nuk pranoi të negocionte me forcat e policisë dhe personat e tjerë, ndërsa theksoi se kishte diçka për t’i komunikuar Prokurorit të Tiranës. Gjatë qëndrimit në vinçin e lartë, ai komunikoi disa herë në telefon me të afërm.

Një telefonatë është bërë gjithashtu nga Saimiri në redaksinë e News 24, ku kërkonte të fliste me gazetarin Artan Hoxha, por pa dhënë detaje mbi motivin.

Vetë Hoxha ka treguar se për çfarë kanë biseduar:

I premtova se do të merresha me çështjen për të cilën po më fliste. Në fillim më tha vetëm emrin Saimir. Më tha "vetëm tek ty kam besim për të zgjidhur problemin që kam". Sapo të jetë i lirë, do ta takoj dhe pres telefonatën e tij".

Saimiri u shoqërua në komisariat, ku pritet edhe të japë detaje në lidhje me këtë ngjarje.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top