Video
Dy orë kontroll në banesën e Tahirit, ç’kishin dy valixhet që morën oficerët?
Dy orë kontroll në banesën e Tahirit, ç’kishin dy valixhet që morën oficerët?D. Cani
Lajme
Pas marrjes së autorizimit nga Kuvendi për kontrollin e banesës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, ditën e sotme oficerët u mbyllën në banesën e tij dhe kanë kryer veprimet e nevojshme proceduriale.
Në orën 16:00, atëherë kur mbaroi dhe kontrolli, oficerët kanë dalë nga shtëpia me dy valixhe metalike në duar. I kanë futur ato në bagazhin e një prej furgonëve që prisnin jashtë shtëpisë së ish-ministrit dhe janë larguar më pas.
Ajo që i bëri të gjithë kuriozë, ishte se çfarë ndodheshin në dy valixhet që mbanin oficerët.
Sipas dyshimeve paraprake, thuhet se ata kanë marrë kompjuterin, laptop të deputetit dhe ndonjë dokument.
JOQ.al