Video
E dini pse s’duhet t’ia lironi vendin të moshuarve në urban?
E dini pse s'duhet t'ia lironi vendin të moshuarve në urban?A. Shehaj
Kuriozitete
Foto ilustruese
Shpesh herë ndoshta nuk na vjen mirë kur duhet të ngrihemi ndërsa jemi duke udhëtuar me mjete të transportit publik, për t'ia lënë vendin një të moshuari, për çështje respekti ose me idenë se "nuk ka fuqi të rrijë në këmbë".
Mirëpo, e dinit se kjo nuk është gjëja e duhur që duhet të bëni? Sipas ekspertëve, lirimi i vendit dhe lejimi i tyre që të ulen, ndikon negativisht në shëndetin e të moshuarve.
Ata duhet të mbajnë trupin në lëvizje që të jenë sa më të shëndetshëm. Në vend që të përdorin ashensorin, ata duhet të ngjisin shkallët si dhe të ecin për 10 minuta në ditë.
Eksperti Muir Gray tha për "The Sun":
Mendoni dy herë para se të lironi karrigen tuaj për një person në moshë. Qëndrimi në këmbë është i mirë për ta".
Në artikuj të ndryshëm rreth shëndetësisë, mjekët argumentojnë efektet e plakjes, ndër to rendisin edhe humbjen e dëshirës për të lëvizur.
JOQ.al