Video
“E kemi diskutuar shumë gjatë këtyre viteve”, Miriami zbulon pse nuk është martuar me Albanin
"E kemi diskutuar shumë gjatë këtyre viteve", Miriami zbulon pse nuk është martuar me AlbaninS. Bardhi
Thashetheme
Është ndër personazhet më të dashura për publikun për vetë natyrën e saj mjaft pozitive ashtu sikurse edhe bashkëshorti i saj këngëtar.
Fjala është për Miriam Canin, por me sa duket jemi të gabuar me termin “bashkëshort” në marrëdhënien e saj me Albanin.
E ftuar në emisionin “Wake Up”, Miriami ka rrëfyer se ajo dhe Alban Skënderaj nuk e kanë kurorëzuar akoma dashurinë e tyre me martesë, pavarësisht që kanë edhe një fëmijë bashkë.
Lidhur me këtë fakt që me gjasë u befasoi edhe juve, Miriami u shpreh:
Në fakt, e kemi diskutuar shumë herë gjatë këtyre viteve. Por në radhë të parë, duhet të gjejmë kohën, sepse kemi patur shumë angazhime gjatë këtyre dy viteve. Ne jemi edhe tipa të tërhequr, nuk jemi shumë për të krijuar gjithë këtë zhurmë.”
Artistja ka thënë ndër tjera se thjesht nuk e kanë ndier akoma të ndërmarrin një hap të tillë si martesa. Celebrimi zyrtar sipas Miriamit nuk ndryshon asgjë në historinë e tyre të dashurisë që ka më shumë se 10 vite.
Por, këngëtarja nuk e mohon që në të ardhmen martesa do vijë, por gjithçka do rrjedhë natyrshëm ka theksuar ajo, ku tha:
Një gjë është e sigurt: një ditë do të bëhet. Por nuk na ka ardhur akoma ajo ndjesia, pra që të vijë natyrshëm. Në jetën tonë private, nuk na ndikon fare.”
Edhe pse Albanin e shohim më shpesh me projektet e tij artistike, Miriami ka treguar se ai është një baba shumë i përkushtuar ndaj të voglës Ameli.
Në përmbyllje Cani shtoi:
Shumicën e kohës jam shumë prezente me vajzën. Por Albani është baba shumë i dedikuar. Ai është shumë për t’u vlerësuar, sepse është shumë aktiv, shumë i angazhuar me projekte e megjithatë, është aq i përkushtuar dhe i jep Amelisë shumë dashuri.”
JOQ.al