Video
E mbani mend motrën e vogël të Lorit? Ndryshimi i saj është i dukshëm
E mbani mend motrën e vogël të Lorit? Ndryshimi i saj është i dukshëmS. Bardhi
Thashetheme
Blogerja Lori Hoxha është mjaft e komentuar në mediat rozë pasi fotot e saj nuk kalojnë pa vënë re gjerë në rrjetet sociale.
Motra e saj, Sara gjithashtu është e komentuar por qëkur bashkëjeton me Ledionin dhe bën një jetë familjare me djalin që kanë duket sikur ka rënë në qetësi.
Megjithatë ajo që publiku shikon shumë rrallë është Redia, motra e vogël e Lorit, e cila në foton e fundit nuk duket aq e vogël.
Redia ndonëse edhe prej moshës siç duket nuk e ka qejf të jetë një personazh publik, por duke qenë nga një familje e famshme si ajo e Hoxhës nuk ka nga shpëton prej vëmendjes mediatike.
Prej disa muajsh mungesë, Lori ka postuar së fundmi një foto me Sarën dhe Redian me mbishkrimin “Treshja e zemrës sime”.
Ajo që vihet re në foto është padyshim ngjashmëria mes motrave.
JOQ.al