Video
E pabesueshme! ‘FIFA’ dhe ‘PES’ tani quhen sporte, por duhen struktura anti-doping
E pabesueshme! 'FIFA' dhe 'PES' tani quhen sporte, por duhen struktura anti-dopingL. Çela
Sport
Pranojeni që këtë lajm nuk e keni pritur kurrë!
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka marrë një vendim krejtësisht të befasishëm. Në Lozanë të Zvicrës sot u zhvillua një mbledhje e rëndësishme, pas së cilës ky organ njoftoi për herë të parë se lojërat elektronike mund të konsiderohen disiplina sportive.
Togfjalëshi i përdorur për lojërat "FIFA", "PES" apo edhe ndonjë tjetër është "aktivitete sportive", pavarësisht se nuk kanë lëvizje dhe… djersë.
Gjithsesi, jo gjithçka është gati. Që lojërat të quhen sporte duhet të respektojnë vlerat olimpike dhe të ndërtojnë struktura anti-doping.
Ah, po, edhe bastet! Të zhduken prej këtij sporti, ose nuk zyrtarizohet!
JOQ.al