Video
E pabesueshme/ Krijohet makina “raketë” që ecën me 1600 km në orë
E pabesueshme/ Krijohet makina "raketë" që ecën me 1600 km në orëK. Demiraj
Sport
Të apasionuarit e shpejtësisë tani do kenë shansin të testojnë adrenalinën e tyre pasi një makinë e re po vjen.
Quhet Bloodhound dhe është një makinë supersonike, e projektuar për të kaluar limitin e 1000 milieve, ecën me 1600 km në orë dhe ka bërë testet e para publike të enjten e 26 tetorit.
Piloti Andy Green ishte ai që e testoi këtë makinë “fluturuese” në Aeroportin e Newquay, në Cornwall, në Angli.
Rekordi aktual për një makinë është 1227 km në orë, i regjistruar në Black Rock Desert të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 15 tetor 1997, por mesa duket ky rekord do thyet shumë shpejt.
JOQ.al