Kuriozitete
E përplas treni derisa po fliste në telefon, shpëton pa lëndime (VIDEO, +18)
Pratiksha Natekar ka qenë duke biseduar me një shoqe në telefon, kur është përplasur nga treni në një stacion në Mumbai të Indisë. Por, ka shpëtuar pa lëndime.
Adoleshentja 19-vjeçare po kalonte nëpër binarë, që të arrijë më shpejtë në platformë, ndërsa nuk dëgjonte sirenën sepse kishte dëgjuese në vesh.
“Gjithmonë shfrytëzoni nënkalimet, kurrë mos ecni nëpër binarë dhe hiqni së paku njërën dëgjuese kur jeni në rrugë”, ka shkruar Natekar, duke paralajmëruar të tjerët për rrezikun.
Pos lëndimeve të lehta në kokë, buzë dhe poshtë syve, ajo nuk ka asnjë dëmtim serioz dhe është lëshuar në shtëpi pas kontrollit në spital.
“Mrekullia është kapur në kamerë, përplaset nga treni dhe shpëton gjallë”, është përshkrimi i rastit, që ka bërë xhiro në internet.