Video
E plakur por e mbajtur, Nexhmia pret vizitat në ditën e lindjes së Enverit
E plakur por e mbajtur, Nexhmia pret vizitat në ditën e lindjes së EnveritA. Shehaj
Lajme
Nëse do të ishte gjallë, Enver Hoxha sot do të festonte ditëlindjen e tij të 109-të. Edhe pse nuk ka kaluar pak kohë nga vdekja e tij, ende mbahet mend e kujtohet 16 tetori.
Ndërkohë që Enverit i kemi dhënë lamtumirën, Nexhmia, bashkëshortja e tij vijon të jetë në jetë dhe pret vizita këtë ditë të veçantë.
Një nga personat që ka shkuar për ta përshëndetur, pasi është ndalur në varrin e ish-diktatorit komunist dhe ka vendosur kurora me lule, është kreu i Partisë Komuniste, Preng Çuni.
Ai e ka cilësuar Nexhmien si legjendë të gjallë antifashiste.
Ja çfarë shkruan Çuni në rrjetet sociale:
16.10.2017 nje takim me legjenden gjalle antifashisten Nexhmie Hoxha, bashkshorten e Udheheqesit te madh te Kombit Shqiptare Enver Hoxha".
E siç mund ta shikoni, koha e vitet kanë lënë gjurmët e tyre në lëkurën e Nexhmies, e cila jeton thuajse e vetme në banesën e saj në Tiranë.
JOQ.al