Video
E rëndë në Librazhd/ 18-vjeçari hidhet nga ura e trenit, policia nuk ka me se të mbulojë trupin
E rëndë në Librazhd/ 18-vjeçari hidhet nga ura e trenit, policia nuk ka me se të mbulojë trupinF. Tenolli
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në qytetin e Librazhdit.
Sipas informacioneve paraprake, një 18-vjeçar është hedhur nga ura e Bushtricës.
Identiteti i tij nuk është bërë ende me dije, po ashtu edhe motivet që e kanë detyruar të kryejë vetëvrasje.
Burime për redaksinë tonë, ende të pakonfirmuara në rrugë zyrtare, rrëfejnë:
Nje 18 vjecar sapo u hodh nga ura trenit ne Librazhd. Policia skishte as edhe nje guvert me e mbuluar viktimën.
Siç duket edhe nga fotot e mbërritura për redaksinë tonë, rreth trupit të të riut është mbledhur grupi policor.
Njoftimi i policisë
Me date 08.11.2017 ne fshatin Qukes ka rene nga Ura e Bushtrices dhe ka gjetur vdekjen shtetasi F.F., 18 vjec banues ne fshatin Qukes. Nga veprimet e para hetimore nuk jane konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon per percaktimin e shkaqeve te vdekjes.
JOQ.al