Video
E rrallë/ Debuton në futbollin profesionist lojtari me një dorë
E rrallë/ Debuton në futbollin profesionist lojtari me një dorëK. Demiraj
Sport
Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në futbollin e Rumanisë.
Sulmuesi Cosmin Lambru, i cili nuk e ka njërën dorë, ka debutuar si lojtar profesionist në Kupën e Rumanisë në ndeshjen ku skuadra e tij, Petrolul Ploiesti humbi kundër Universitatea Craiova.
18 vjeçari luajti për 9 minuta duke mos pasur asnjë vështirësi.
Lambru ka humbur dorën 10 vite më parë pasi është aksidentuar duke ecur në rrugë me miqtë e tij, kur e goditi kamioni. Lojtari luajti në ndeshjen e djeshme me një protezë plastike dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
JOQ.al