Connect with us

E rrallë/ Nëna 98 vjeçe shkon në azilin e pleqve, aty gjen djalin e saj 80 vjeç

Video

E rrallë/ Nëna 98 vjeçe shkon në azilin e pleqve, aty gjen djalin e saj 80 vjeç

E rrallë/ Nëna 98 vjeçe shkon në azilin e pleqve, aty gjen djalin e saj 80 vjeçS. Bardhi

Argetim

Një nënë e moshës 98-vjeçare ka shkuar në azilin e pleqve dhe aty ka gjetur djalin e saj 80-vjeçar.

Ada Keating dhe djali i saj Tom kanë jetuar gjithmonë sëbashku, pasi Tomi nuk është martuar kurrë.

Ai u zhvendos në shtëpinë e kujdesit në Liverpool në vitin 2016, sepse kishte nevojë për më shumë kujdes dhe mbështetje, çka nëna e saj tashmë në moshë të thyer nuk mund ta bënte më.

Për Liverpool Echo, Ada Keating tha:

Gjithmonë shkoj tek dhoma e tij dhe e përshëndes Tomin duke i thënë natën e mirë dhe mirëmëngjesi. Ai ngrihet dhe më jep një përqafim të madh me krahët e shtrirë. Ju kurrë nuk do reshtni së qeni një prind për fëmijën tuaj pavarësisht moshës.”

Tomi, i cili ka qenë piktor dhe dekorator, tha se ishte i lumtur që kishte edhe nënën e tij në azilin e të moshuarve.

Ai tha për L. Echo:

Personeli këtu është shumë i mirë dhe unë jam shumë i lumtur të shoh nënën time që jeton këtu me mua.”

Menaxheri i shtëpisë së kujdesit për të moshuarit, Philip Daniels tha se Tom dhe Ada janë të pandashëm.

Daniels u shpreh:

Është shumë e rrallë të shohësh nënat dhe fëmijët e tyre së bashku në të njëjtën shtëpi të kujdesit dhe ne me siguri duam t’ua bëjmë kohën së bashku sa më të veçantë që është e mundur.”/Përshtati JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top