Connect with us

E rrallë/ Nëna në muajin e 8-të e shtatëzanisë rrezikon jetën nga goditja e bebit në bark

Video

E rrallë/ Nëna në muajin e 8-të e shtatëzanisë rrezikon jetën nga goditja e bebit në bark

E rrallë/ Nëna në muajin e 8-të e shtatëzanisë rrezikon jetën nga goditja e bebit në barkG. Hasani

Lajme

bebe

Një rast i rrallë por që tregon se nënat shtatëzanë duhet të kenë kujdes gjatë muajve që kanë në bark beben e tyre, pasi dhe një goditje e bebit mund të rezultojë fatale për jetën.

Gruaja, e identifikuar vetëm me emrin Zhang ishte 35 javëshe shtatzënë kur e kapën dhimbje të forta barku. Dhimbjet u bënë gjithnjë e më të padurueshme dhe gruaja nisi të kishte djersë të ftohta, për këtë arsye shkoi në spitalin Universitar Shenzen të Peking.

Sipas faqes sociale të spitalit, stafit iu desh që ta fusnin me urgjencë në sallë të operacionit për t’i shpëtuar jetën, pasi bebja i kishte goditur aq fort sa këmba i kishte ngecur në mitër. Kjo mund të ishte fatale për jetën e nënës pasi në fillim mjekët dyshuan se mitra mund të ishte çarë.

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e kirurgëve shpëtoi jetën e gruas edhe të bebes. Sipas raportit të spitalit, gruaja i ishte nënshtruar më parë një operacioni për broidet mitrale, që e kishte lënë atë me një pjesë të mureve të mitrës më të holla, duke i bënë më delikate dhe më në rrezik për t’u çarë.

Një mjek i përfshirë në këtë rast i bëri thirrje të gjitha nënave të reja që mbeten shtatzënë pas operacioneve që të bëjnë shumë kujdes dhe të kryejnë kontrolle të vazhdueshme.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top